PROGRAMI I BURSAVE UNIVERSITARE "ROMA MEMORIAL" (RMUSP) ~ UDHËZIME PËR APLIKIM ~

Shënim: Programi i Bursave REF i drejtohet ekskluzivisht persona të përkatësisë etnike rome!

[English] [Български] [Bosanski] [Čeština] [Crnogorski jezik] [Hrvatski] [Magyar] [Македонски] [Română] [Slovenský] [Srpski] [Türkçe]



Hapet thirrja për aplikime për Ciklin e Bursave 2018-2019.

  • Afati 15 maj 2018 për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Kosovën;
  • Afati 17 maj 2018 për Maqedoninë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, dhe Turqinë

Shënim: përpara se të filloni procesin e aplikimit ju këshillojmë që:

- të lexoni me kujdes Udhëzimet për Aplikim përpara se të hapni Formularin e Aplikimit Online (OAF), me qëllim që të jeni në gjendje të kuptoni kërkesat dhe për të garantuar pajtueshmërinë e plotë me to dhe plotësimin e saktë të aplikimit tuaj;


ARSYESHMËRIA FILOZOFIKE E PROGRAMIT


Qëllimi kryesor i Programit të Bursave të Fondit për Arsimit Romëve (REF PB) është që të kontribuojë në krijimin e një mase elitare tek Romët, me diplomë Universitare, të sigurt dhe krenarë për identitetin e tyre rom, të aftë nga ana akademike dhe shoqërore, të pajisur me aftësi dhe kompetenca që do i mundësojnë ata të bëhen profesionistë në fushat ku studiojnë, si dhe do të mbeten të  lidhur fort me komunitetin Rom dhe do të mbështesin në përparimin e tij të mëtejshëm dhe përfshirjen në shoqërinë e gjerë.

REF PB shpall hapjen e ciklit të përvitshëm të Bursave Universitare RMUSP, për vitin akademik 2018 -2019.

RMUSP ofron bursa akademike sipas meritës për studentët romë që janë shtetas ose banorë të përhershëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Turqisë. Aplikantët e kualifikuar duhet të jenë duke ndjekur studimet në nivelin Bachelor, Master ose studime universitare të pandara, ose studimet për Doktoraturë në një universitet të akredituar nga shteti në vendin e tyre të origjinës ose në vendin ku banojnë.

Për çdo cikël bursash, numri i bursave RMUSP përcaktohet në bazë të disponueshmërisë së fondeve në programin e bursave të REF. Numri i bursave që shpërndahen në secilin prej shteteve të programit përcaktohet mbi bazën e numrit të aplikimeve të paraqitura gjatë viteve të mëparshme dhe ekzistencës së programeve alternative të bursave në një shtet të caktuar.

***

Tabela e përmbajtjes

I. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

II. KRITERET E KUALIFIKIMIT

III. FAZAT E APLIKIMIT

FAZA E PARË - Dorëzimi i Formularit të Aplikimit Online (OAF)

FAZA E DYTË – VERIFIKIMI I REGJISTRIMIT

IV. MEKANIZMI I VENDIMMARRJES

A. KRITERET E PËRZGJEDHJES

B. PROCESI I PËRZGJEDHJE

Hapi një – Kontrolli i kualifikimit

Hapi dy – Vlerësimi i aplikimit

Hapi tre - Intervistat personale

Hapi katër – Dorëzimi i vërtetimeve të regjistrimit (viti akademik 2018-2019)

Hapi pesë – Finalizimi i procesit të përzgjedhjes

V. KOMUNIKIMI I REZULTATIT TË PROCESIT TË PËRZGJEDHJES

VI. MEKANIZMI I APELIMIT / KUNDËRSHTIMEVE

I. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

(shkoni në tabelën e përmbajtjes)

  • REF mund të mbështesë një aplikant në kuadër të RMUSP-së përgjatë gjithë studimeve të tij/saj për një periudhë maksimale prej 8 vjetësh, si më poshtë:
  1. Një diplomë Bachelor, për maksimumi 4 vjet në një model studimi të integruar ose maksimumi për 3 vjet brenda sistemit të Bolonjës.
  2. Një diplomë Master, për maksimumi 1 vit në një model studimi të integruar jo sipas sistemit të Bolonjës dhe maksimumi për 2 vjet brenda sistemit të Bolonjës.
  3. Një diplomë doktorature për maksimumi 3 vjet dhe vetëm për 3 vitet e para të studimeve PhD;
  • Shuma e bursës bazë të RMUSP-së llogaritet mbi bazën prej 80 euro për një muaj akademik.
    • Në varësi të fondeve të disponueshme, programi i bursave i REF mund të mbulojë pjesërisht ose plotësisht tarifat e shkollimit si pjesë e bursës.
  • Bursa RMUSP ka si objektiv të mbulojë shpenzimet që lidhen me shkollimin, si tekstet shkollore, tarifat për provimet dhe shpenzimet e jetesës, pjesërisht;
  • Mbështetja me bursë u jepet aplikantëve të suksesshëm vetëm për vitin akademik për të cilin kanë hyrë në konkursin për bursë (p.sh. për vitin akademik 2018-2019); studentët që janë të interesuar të marrin bursë për vitet akademike pasuese duhet të bëjnë një aplikim të ri dhe të futen në konkurs për çdo cikël të bursës
  • Procesi i aplikimit për programin e bursave të REF kryhet nëpërmjet një sistemi aplikimi online (OAS).

1. PB REF  do të japi përparësi  studimeve në shkencat natyrore, IT dhe inxhinieri, shkencat ndërdisiplinore, studimet mjekësore, ligj dhe studime ligjore,  si dhe studimet pedagogjike. Prandaj, aplikantët që ndjekin studime të tilla do të marrin  pikë bonus në konkursin për  bursat.

2. Sipas filozofisë së programit, konkretisht krijimi i një mase elitare studentësh romë që ruajnë lidhje të qëndrueshme me komunitetin rom dhe që mbështesin avancimin dhe përfshirjen e mëtejshme të tij në pjesën tjetër të shoqërisë, që prej vitit 2017 REF SP prezantoi një element të ri në konkursin për bursë - veprimtaritë vullnetare në favor të komuniteteve rome.

KONFLIKTI I INTERESIT

Aplikantët të cilët janë të punësuar (në pozicione fikse) në Fondacionin për një Shoqëri të Hapur (OSF), apo tek  Fondacioni Kombëtar Soros (SFN), si dhe tek  Fondi për Arsimit Rom( REF), nuk kanë të drejtë për REF bursë.

E rëndësishme: mosvënia në dijeni e Koordinatorit lokal nga aplikanti për faktin që përfiton mbështetje alternative do të çojë në skualifikimin e tij nga konkurimi për programin e bursës REF.


KOMUNIKIMI

Për të garantuar që Programi i Bursave të mund të komunikojë siç duhet me aplikantët dhe përfituesit e tij sa i përket të gjitha kërkesave dhe informacionit në lidhje me aplikimin e depozituar apo mbi statusin akademik të përfituesve, aplikantët duhet:

të përdorin një llogari emali aktive dhe personale nga ofrues të besueshëm të shërbimit të emailit (Gmail, Yahoo), e cila kontrollohet rregullisht për ndonjë korrespondencë nga programi i bursave i REF;

II. KRITERET E KUALIFIKIMIT

(shkoni në tabelën e përmbajtjes) 

Për t’u kualifikuar për të marrë pjesë në konkursin për bursat RMUSP, aplikantët duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:

1. Ta deklarojnë hapur se janë romë;
2. Të jenë aktualisht studentë ose do të pranohen si studentë për të marrë një diplomë Bachelor, Master ose Doktoraturë në një universitet të akredituar nga shteti në vendin e tyre të origjinës ose në vendin ku banojnë në vitin akademik 2018-2019;

  • vendi i tyre i origjinës ose vendi ku banojnë duhet të jetë një nga shtetet e programit RMUSP, si më poshtë: Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Republika Çeke, Hungari, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Rumani, Serbi  Sllovaki,  dhe Turqi;

3. Studimet në distancë nuk kualifikohen për mbështetje me bursë ;

  • Studimet Bachelor me kohë të pjesshme nuk kualifikohen për mbështetje me bursë sipas skemave të programit të bursave të REF.
  •  Studimet me kohë të pjesshme kualifikohen për mbulim me bursë vetëm në nivelin e studimeve Master dhe Doktoraturë;

4. Aplikantët për rinovim në programin e bursave të REF kur viti përsëritet (studentët që kanë marrë një bursë nga REF gjatë vitit akademik të mëparshëm dhe aplikojnë për të rinovuar bursën e tyre për të njëjtin vit studimi), nuk kualifikohen për të marrë pjesë në konkursin për bursë;

5.Programi i bursave i REF pranon si të kualifikuar vetëm ato aplikime që bëhen për të bërë studime në vazhdim;

  • Për shembull nëse një aplikant është diplomuar për Master, niveli i propozuar i studimit në konkursin e programit të bursave të REF duhet të jetë për nivelin pasues me të lartë të studimeve, në këtë rast, për studimet PHD/Doktoraturë. Një ilustrim tjetër i moskualifikimit do të ishte: të diplomuarit në studimet PHD që aplikojnë për studime Master ose Bachelor ose të diplomuarit me diplomë Master që aplikojnë për një Master të dytë ose për studime Bachelor;

6. Programi i bursave i REF pranon si të kualifikuar vetëm ato aplikime ku studimet ndiqen brenda periudhës zyrtare të zakonshme për një diplomë (p.sh. nëse një student që ndjek studimet Bachelor për 3 vjet kërkon bursë për vitin e 4-t, për shkak të zgjatjes- dhe nëse është e lejuar nga Universiteti -, aplikimi nuk konsiderohet si i kualifikuar);

7. Periudha që universitetet i vënë studentëve në dispozicion për të përgatitur tezën e tyre përfundimtare (që nuk kërkon ndjekjen e detyrueshme të seminareve/kolegjiumeve, kurseve, leksioneve, praktikës së detyrueshme ose provimit) nuk kualifikohet për mbështetje me bursë;

8. Vetëm formularët e aplikimit online (OAF) që dorëzohen të plotë dhe të saktë shqyrtohen për kualifikim

E rëndësishme: Aplikimet që nuk përmbushin këto kritere kualifikimi nuk shqyrtohen më tej në konkursin për bursë;
aplikantët që nuk kualifikohen njoftohen nga programi i bursave i REF pas përfundimit të procesit të kontrollit të kualifikimit

E RËNDËSISHME
  • Trans¬ferimi nga një universitet/fakultet/degë studimesh te një tjetër, sipas diplomës, lejohet nga programi vetëm një herë.
  • Çdolloj ndryshimi, siç përshkruhet më lart, duhet t'i njoftohet Koordinatorit tuaj Lokal, preferohet përpara kryerjes së transferimit.
  • Studentët mund të aplikojnë për skema të ndryshme burse të REF në të njëjtën kohë, nëse kualifikohen dhe sipas kritereve të kualifikimit të secilës skemë. Në përfundim të procesit të përzgjedhjes, nëse pranohen për më shumë se një skemë burse të REF, aplikantët përkatës janë të detyruar të zgjedhin vetëm një bursë dhe të njoftojnë formalisht me anë të emailit Koordinatorin Lokal për vendimin e tyre.


III. FAZAT E APLIKIMIT

(shkoni në tabelën e përmbajtjes

Me qëllim që të merren në konsideratë për mbështetjen me bursë gjatë vitit akademik 2018-2019, aplikantët duhet të respektojnë afatet e programit për Fazën e parë- Dorëzimi i Formularit të Aplikimit Online brenda afateve sipas vendit dhe sipas skemës (aty ku është e zbatueshme), dhe Fazën e dytë - Dorëzimi i Vërtetimit të Regjistrimit dhe i Vërtetimit të Tarifës së Shkollimit (nëse është e zbatueshme) siç përshkruhet më në detaje në vijim. 

FAZA E PARË - Dorëzimi i Formularit të Aplikimit Online (OAF)

  • Afati i RMUSP-së për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Kosovën: 15 maj 2018;
  • Afati i RMUSP-së për Maqedoninë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, dhe Turqinë: 17 maj 2018

:::

Të dashur aplikues të bursës,

Ju lutem vini re se aplikantët të cilët tani do të krijojnë, për herë të parë, llogarinë e  tyre në Sistemin e aplikimit online, do të hynë në faqen 7 të Formularit të Aplikimit Online (OAF), në të cilën butoni dorëzo është vendosur, vetëm nëse Hapi 1 dhe Hapi 2 (të detajuara si më poshtë) janë plotësuar.

Është e detyrueshme për të plotësuar dhe përmushur  hapat e mëposhtëm, sipas rendit të tyre llogjik.

→ HAPI 1: Plotësoni (ose update) të dhënat personale;
→ HAPI 2: Plotësoni (ose update) pyetsorin Sondazhin; dhe
→ HAPI 3: Hyni tek  Lista e aplikimeve, selektoni skemën  e perzgjedhur të  bursës, plotësojeni atë, dhe dërgojeni.

Formulari i Aplikimit Online (OAF) mund të dorëzohet me sukses vetëm nëse është plotësuar i tëri dhe vetëm nëse janë plotësuar mirë edhe HAPI 1 dhe HAPI 2.

Ju lutemi të mbani parasysh se në rast rinovimi, pra nëse i keni plotësuar më parë të dhënat personale dhe anketën, do të duhet të vizitoni sërish të dy seksionet dhe të korrigjoni/modifikoni të dhënat sipas nevojës, për të pasqyruar saktë situatën tuaj aktuale.


Një OAF i plotë dhe i saktë përmban:  

1. Detyra me shkrim (faqja 3 e OAF-së)

1.1 Detyrë me shkrim e plotësuar për Objektivat Akademike - Deklarata e Qëllimit, e cila bazohet në arritjet akademike dhe shpreh objektivat akademike të aplikantit, duke treguar angazhim dhe motivim për të studiuar për të marrë diplomën e synuar;

  • 1.2 Detyrë me shkrim e plotësuar për Ese për çështjet rome, sipas udhëzimeve të specifikuara në OAF.

MASHTRIMI AKADEMIK ( plagjarizem dhe vet-plagjarizem)

Programi i bursave i REF zbaton kritere specifike për të trajtuar këtë çështje. Të gjitha detajet mund të lexohen duke hapur
këtë lidhje.

2. Dokumentet që duhet të bashkëlidhen/ngarkohen në sistemin e aplikimit online të programit të bursave të REF

*Ju lutemi që të bëni skanime cilësore, me ngjyra, për të garantuar që i gjithë informacioni të jetë lehtësisht i lexueshëm (dokumentet jo të qarta nuk do të merren në konsideratë).
*Madhësia maksimale e një dokumenti nuk duhet të tejkalojë 5 MB

2.1 Kopje e skanuar nga të dyja anët e
kartës së identitetit/pasaportës;

2.2 Vërtetim i notave akademikesiç specifikohet
këtu;
2.3 Letër Reference (LR) (siç specifikohet këtu)

E rëndësishme: Është e detyrueshme që të paktën një LR të jetë lëshuar nga një organizatë / fondacion rom i regjistruar ligjërisht në vendin përkatës.

2.4 Dokumentet lidhur me mbështetjen/veprimtaritë vullnetare për romët
Çdo dëshmi (dokument, foto, lidhje videoje, postim në media sociale, artikull, dokument) që vërteton veprimtaritë vullnetare në mbështetje të çfarëdo komuniteti rom.

FAZA E DYTË – VERIFIKIMI I REGJISTRIMIT 

Afati: Vjeshtë 2018.

Data sipas vendit komunikohet nga programi i bursave i REF vetëm për aplikantët që do të mbeten në konkurs për fazën e dytë.

Vërtetimi zyrtar i regjistrimit/ Vërtetimi i Tarifës së Shkollimit - duhet të jenë të  skanuar dhe të ngarkohet si bashkëlidhje e OAF-së dhe duhet të përmbushë të gjitha kërkesat siç këtu.

IV. MEKANIZMI I VENDIMMARRJES

Mekanizmi i vendimmarrjes bazohet në kritere specifike të përzgjedhjes dhe në një proces specifik përzgjedhjeje siç detajohen në vijim:

A. KRITERET E PËRZGJEDHJES

(shkoni në tabelën e përmbajtjes)

Kriteret e përzgjedhjes për skemat e bursave të REF marrin në konsideratë vlefshmërinë dhe cilësinë e informacionit dhe të dokumenteve të dorëzuara. Për të maksimizuar shanset në konkurs, aplikantët duhet të përpiqen që të jenë në pajtim të plotë me kriteret e përzgjedhjes dhe të paraqesin një aplikim konkurrues dhe materiale të përshtatshme dhe të rëndësishme.

Programi i bursave i REF përdor një terminologji specifike për të bërë dallimin ndërmjet kategorive të aplikantëve, sipas së cilave             ndryshojnë kriteret e vlerësimit.

Lista e kritereve të vlerësimit dhe pesha e secilit kriter për llogaritjen e rezultatit përfundimtar të aplikimit është specifikuar këtu.

Kategoritë e aplikantëve

(1). Aplikantët për rinovim - studentë që kanë marrë një bursë nga REF gjatë viteve akademike të mëparshme dhe po aplikojnë për të rinovuar bursën e tyre për të njëjtin nivel akademik (Bachelor, Master, Doktoraturë);

(2). Aplikantët e rinj, të ndarë në dy nënkategoritë e mëposhtme:

(2a). Aplikantë për në vit të parë – ata që do të studiojnë në vitin e parë të një niveli akademik të caktuar (dmth. viti I BA, viti I MA, viti I PhD).

- Studentët që kanë marrë një bursë nga REF për një diplomë akademike më të ulët dhe aplikojnë për një bursë nga REF për një diplomë akademike më të lartë gjithashtu përfshihen në këtë kategori (për shembull: një përfitues i mëparshëm nga programi i bursave i REF në BA, që aplikon për vitin I MA).

(2b). Aplikantë jo për në vit të parë – ata që do të studiojnë në vitin e 2-të ose më lart dhe nuk kanë marrë një bursë nga REF më përpara brenda të njëjtit nivel akademik.


B. PROCESI I PËRZGJEDHJES

        

Hapi një – Kontrolli i kualifikimit

Verifikimi teknik i pajtueshmërisë së aplikimit me kriteret e kualifikimit për programin

Ky hap kryhet nga Koordinatorët Lokalë të programit të bursave të REF.  

Hapi dy – Vlerësimi i aplikimit

Vlerësimi kryhet nga anëtarët e Bordit Kombëtar të Përzgjedhjes (BKP) i programit të bursave të REF në shtetet përkatëse të programit.
Bordet Kombëtare të Përzgjedhjes (BKP) kanë tre deri në pesë anëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe botës akademike, shtetas të vendeve të Programit. Anëtarët e BKP-së shqyrtojnë një për një në mënyrë të pavarur në internet aplikimet e dorëzuara dhe vlerësojnë me pikë secilin prej aplikimeve sipas tërësisë së kritereve të vlerësimit të përcaktuara paraprakisht. Vlerësimi përfundimtar për çdo aplikim del nga mesatarja e vlerësimeve me pikë të pavarura të anëtarëve të Bordit Kombëtar të Përzgjedhjes. Sistemi radhit automatikisht të gjithë aplikimet bazuar në vlerësimet e tyre përfundimtare me pikë, në rend zbritës, nga më i larti te më i ulëti. Bazuar në sistemin e radhitjes dhe pozicionet që aplikantët zënë në listë, ata ose përzgjidhen për në fazën tjetër (në listën të pranuar me kusht, ose në listën e pritjes), ose refuzohen për në konkurs.

Hapi tre - Intervistat personale

Aplikantëve për në vit të parë (d.m.th. viti I Bachelor, viti I Master dhe viti I Doktoraturë në vitin akademik 2018-2019) mund t’u kërkohet që të marrin pjesë në një intervistë personale me anëtarët e Bordit Kombëtar të Përzgjedhjes. Në një situatë të tillë, intervista personale bëhet e detyrueshme.

  • Në vendet më të mëdha të programit lista e aplikantëve që do të merren në intervistë përcaktohet nga programi i bursave i REF me anë të përzgjedhjes së rastësishme kompjuterike të rreth 60 aplikantëve; ata aplikantë fillestare të cilët nuk hynë në mënyrë rastësore në intervistë, do të vlerësohen me kriterin 2b të kategorive për studentë.

Shënim: Aplikantët që ftohen për të dhënë intervistë personale dhe nuk përmbushin këtë kërkesë nuk   merren në konsideratë për fazat e mëtejshme të konkursit.

Pasi të jenë kryer intervistat dhe të jenë caktuar vlerësimet me pikë në sistem, radhitja e kandidatëve dhe klasifikimi i aplikantëve në “listën e pranuar me kusht ” dhe “listën e pritjes” përditësohen automatikisht nga sistemi. 

Ftesa për intervista personale si edhe vendi, i dërgohen aplikantit përkatës me email nga Koordinatori Lokaliprogramit. Kostot e transportit për të marrë pjesë në intervistë mbulohen nga programi i bursave i REF. 

Hapi katër – Dorëzimi i vërtetimeve të regjistrimit (viti akademik 2017-2018)

Aplikantëve si nga lista “pranuar me kusht”, dhe “lista e pritjes” u kërkohet që të dorëzojnë përpara afatit të përcaktuar nga programi një Vërtetim Regjistrimi formal dhe të vlefshëm që vërteton se janë të regjistruar në një program akademik të kualifikuar.

Përveç vërtetimit të regjistrimit, në këtë fazë është e detyrueshme që aplikantët të dorëzojnë informacion për mbështetje alternative me bursë (palë të treta) studimi akademike.

Hapi pesë – Finalizimi i procesit të përzgjedhjes

Pas përfundimit të hapave të përmendur më lart, sistemi përditësohet me statusin përfundimtar të çdo aplikanti nga listat e kandidatëve “pranuar me kusht” dhe “lista e pritjes” dhe gjenerohet lista përfundimtare e përfituesve të bursës, sipas shtetit dhe sipas skemës së bursës.

Aplikantët që radhiten në kategorinë “pranuar me kusht” dhe që kanë përmbushur kërkesat e afatit të dytë të programit, do të bëhen përfitues të programit. Nga e njëjta kategori, ata aplikantë që nuk përmbushin kërkesat refuzohen dhe zëvendësohen automatikisht nga sistemi me aplikantë nga lista e pritjes, bazuar në vlerësim.

V. KOMUNIKIMI I REZULTATIT TË PROCESIT TË PËRZGJEDHJES

(shkoni në tabelën e përmbajtjes

Programi i komunikon aplikantëve rezultatet e procesit të përzgjedhjes nëpërmjet adresës së emailit me të cilën janë regjistruar në OAS, në dy raste:
Së pari, pas Hapit Tre të përmendur më lart (fundi i korrikut - gusht) kur aplikantët marrin ose:

  • letrën se janë pjesë e listës “Pranuar me kusht” ose “Listës së pritjes”, që përmban udhëzimet për hapat e mëtejshëm që aplikanti duhet të ndërmarrë për të vazhduar të jetë pjesë e konkursit
  • një letër Refuzimi zyrtare me arsyet e specifikuara të refuzimit;

Së dyti, pas Hapit Pesë të përmendur më lart (fundi i tetorit - nëntor) kur aplikantët marrin ose

  • Letër Njoftuese zyrtare ose
  • një Letër Refuzimi me arsyet e specifikuara për refuzimin.

VI. MEKANIZMI I APELIMIT / KUNDËRSHTIMEVE

(shkoni në tabelën e përmbajtjes

Aplikanti e ka mundesinë të kundërshtojë rezultatet e konkursit të programit të bursave brenda një muaji nga momenti që merr njoftimin nga programi. Apelimet / kundërshtimet duhet t’i dërgohen programit të bursave të REF vetëm në këtë adresë emaili: REFSP_contestations@romaeducationfund.org 

Kundërshtimet e dërguara në adresa emaili të ndryshme nga ajo që është specifikuar më lart nuk do të merren në konsideratë dhe nuk do të pranohen. Gjithashtu, programi i bursave i REF u kërkon aplikantëve që të përdorin këtë adresë emaili vetëm për ankesat që lidhen me rezultatin e procesit të përzgjedhjes

Për çdo ankesë tjetër ju lutemi të kontaktoni Koordinatorin tuaj Lokal, vetëm nëse kërkoni sqarime që nuk gjenden në Udhëzimet për Aplikim. 

Programi i bursave i REF i kategorizon kundërshtimet dhe u jep zgjidhje. Në varësi të natyrës së apelimeve, programi i bursave i REF mund të vendosë t’ia transferojë ato tek nje keshillues ligjor/consulent i pavarur.

HEQJA DORË

REF gëzon të drejtën që të ndërpresë ofrimin e mbështetjes për çdo aplikant sjellja e të cilit dhe/ose përkatësia e tij në disa grupe ose entitete objektivat dhe veprimtaritë e të cilëve nuk pajtohen me vlerat dhe parimet që promovohen nga Fondi për Arsimin e Romëve dhe objektivat që ai synon.
 

Hyni në Sistemin e Aplikimit Online