Letra e Qëllimit

Ju lutemi lexoni dhe ndiqni me kujdes udhëzimet në lidhje me Letrën e motivimit, siç përshkruhet më poshtë.

Një letër qëllimi  për bursën RMUSP  shkruhet  si një deklaratë qëllimesh me anë të së cilën do t’ju duhet të bindni anëtarët e Bordit Kombëtar Përzgjedhjes që ju meritoni bursën RMUSP për t’ju ndihmuar të shkoni në kolegj/universitet dhe të bëheni më të mirët në profesionin qe keni zgjedhur. Ju duhet të rendisni kualifikimet tuaja për të treguar se jeni i aftë dhe të siguroni që do të jeni të suksesshëm në profesionin tuaj të zgjedhur, arsyet pse jeni i denjë të mbështeteni me bursë nga ky program për studentet Romë.

Pasi të keni diskutuar planet tuaja për studimet, ju gjithashtu mund të flisni për të dhënat e mëparshme akademike, çdo përvojë akademike jashtëshkollore ose përvojë pune, ose ndonjë aftësi ose cilësi shtesë, të tilla si aftësi drejtuese ose për të punuar në ekip. Ju duhet të jeni në gjendje të bindni Bordin e dhënies së bursave se jeni shumë i përkushtuar në karrierën tuaj. Ju duhet të përfundoni letrën tuaj të synimeve duke përsëritur qëllimet tuaja afatshkurtra akademike, si dhe qëllimet profesionale afatgjata.

Ju lutemi, përdorni modelin e mëposhtëm për letrën tuaj të motivimit.

Emri Juaj:

Emri i institucionit akademik që do të vazhdoni studimet në vitin 2021/2022

Fusha e studimit/ specializimi

Përmbajtja e Letrës suaj të Motivimit
(Minimum 300 fjalë maksimum 500 fjalë)

Letra duhet të shkruhet në WORD dhe të ngarkohet si shtojcë në FAQEN 4 në OAF në formatin e documentit PDF ose WORD.