PANDERSHMËRIA AKADEMIKE

PANDERSHMËRIA  AKADEMIKE

Plagjiatura  është përvetësimi i pa lejuar, i padrejtë e i pandershëm, i teksteve të një autori tjetër, i gjuhës, mendimit, ideve, ose shprehjeve, si dhe paraqitjen e tyre si punë  origjinale. PB REF e konsideron plagjiaturën si një shembull i pandershmërisë akademike dhe një shkelje të vlerave dhe parimeve të programit. Prandaj, aplikimet në të cilët plagjiatura është e pranishme  dhe / apo vetë-plagjiatura do të zbulohen, do të skualifikohen nga konkurrenca për bursa.

Për kompletimin e aplikimit,në mënyrë të vecantë tek Deklarata e qëllimet akademike, dhe Eseja për Çështjet e Romëve, aplikanti është i lejuar për të bërë vetëm një përdorim të kufizuar të citateve, duke siguruar që burimi origjinal është përmendur si duhet dhe se nuk  konsiderohet si pjesë e kërkesave minimale të fjalëve.

Vetë-plagjiatura është ripërdorimi i pjesëve të rëndësishme, identike apo pothuajse identike nga aplikimet e kaluara për skemat e PB REF, ose materiale, artikuj, letra në dispozicion të publikut të aplikantit. Në mënyrë të ngjashme me situatën e plagjiaturës, aplikanti I gjetur në një situate  vetë-plagjiature do të skualifikohet  nga konkurrenca për bursë.

Ju lutem vini re se përveç kontrollit nga stafi I PB REF dhe nga BKP, programi gjithashtu  përdor  programet e sitemit për të zbuluar rastet e plagjiaturës në aplikime.

Për më tepër, sipas politikave dhe procedurave të PB REF, aplikantët e identifikuar  për dërgimin e dokumenteve të falsifikuara  do të skualifikohen nga konsurimi për bursë dhe  nuk do të konsiderohen  në të ardhmen për  të konkuruar në PB REF dhe për financimin nga programet REF. Të gjitha  rastet  e tjera të pandershmërisë  në lidhje me procesin e aplikimit  në PB REF dhe gjatë periudhës së kontratës për Grant (të tilla si sigurimin e / të dhënave të rreme të falsifikuara dhe të informacionit, përpjekjet për ryshfet, etj) do të çojnë në skualifikimin nga Programi dhe bllokimi për të konkuruar në të ardhmen në PB REF .

<- Kliko për të shkuar mbrapa në Udhëzimeve RMUSP