SI TË APLIKONI PËR BURSË

[English] [Română] [Русский] [Українська] [Български] [Македонски] [Magyar] [Čeština] [Slovenský] [Srpski] [Hrvatski] [Türkçe] [Bosanski]

Programi i Bursave REF ( REF PS) ofron bursa akademike në bazë të një konkurimi të hapur mbi meritat për nxënësit Rom që ndjekin Bachelor, Master, ose Doktoraturë në Universitete të akredituara në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Hungari, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Moldavi, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë.

Për të ndihmuar kandidatët e interesuar të plotësojnë me sukses dhe të dorëzojnë Formularin e aplikimit Online (OAF), REF ofron  informacione dhe udhëzime mbi kriteret e përzgjedhjes si në vijim:

.....................................................................................................................................................................................................

Të nderuar Kandidatë,

Cikli i bursave për vitin akademik 2015-2016 është hapur sot, më 8 prill 2015, për kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë të aplikojnë në përputhje me udhëzimet e programit. Udhëzimi i riparë i aplikimit  për 2015-2016 do të jetë në dispozicion gjatë ditës.

Skemat e bursave REF në dispozicion:

  • Roma Memorial University Scholarship Program (RMUSP);
  • Law and Humanities Program (LHP);
  • Roma International Scholar Program (RISP);
  • Roma Health Scholarship Program (RHSP). 

AFATET E APLIKIMIT                                                                                                                                                                    

Cikli i bursave për vitin akademik 2016 - 2017 do të hapet në muajin Prill 2016.

Shënim

Përfituesit e bursave për vitin akademin 2015 -2016 do të kenë të drejtë për mbështetje të mëtejshëm plotësuese si në vijim:

  • Për Fondin e Zhvillimit Profesional (PDF) nën RMUSP dhe LHP;
  • Për Grantin e Kurseve të Gjuhës, Praktika Ndërkombëtare, dhe për Projektet e Shkallës së Vogël, nën LHP;
  • Për Grantin e Konferencave, Grantin për Kurse të Gjuhës, si dhe për Projektet e Shkallës së Vogël, nën RHSP.

UDHËZIME REF                                                                                                                                                                              

E rëndësishme: Aplikantët këshillohen fuqishëm që të lexojnë me kujdes kërkesat dhe udhëzimet specifike të programit, në mënyrë që të kuptojnë çfare u kërkohet dhe nëse plotësojnë kriteret e kërkuara, si dhe të plotësojnë me sukses aplikimin online (OAF). Ju lutemi të kontaktoni Koordinatorin Lokal vetëm në rast se keni nevojë për sqarime që nuk i gjeni tek udhëzimet.

UDHEZIMET PËR PROGRAMIN E BURSAVE ROMA MEMORIAL UNIVERSITY (RMUSP) për vitin akademik 2015-2016 mund ti gjeni këtu.

  • Udhëzimet për Fondin për Zhvillimin Profesional (PDF) për vitin akademik 2014-2015 dhe formën offline të aplikimit janë në dispozicion këtu.

UDHËZIMET PËR PROGRAMIN E LIGJIT DHE SHKENCAVE HUMANE (LHP) për vitin akademik 2015-2016 janë në dispozicion këtu.

  • Udhëzimet për Fondin për Zhvillimin Profesional (PDF) për vitin akademik 2014-2015 janë në dispozicion këtu.
  • Udhëzimet për Grant për Kurse Gjuhësh për vitin akademik 2014-2015 janë në dispozicion këtu.
  • Udhëzimet për Grant për projekte të vogla për vitin akademik 2014-2015 (edhe për ish- përfituesit) janë në dispozicion këtu.
  • Udhëzimet për Grant për Intershipe Ndërkombëtare për vitin akademik 2014-2015 (edhe për ish- përfituesit) janë në dispozicion këtu.

UDHËZIMET PËR PROGRAMIN E BURSAVE ROMA HEALTH (RHSP) për vitin akademik 2015-2016 janë në dispozicion këtu.

  • Udhëzimet për Grante për Konferenca për vitin akademik 2014-2015 dhe formën offline të aplikimit janë në dispozicion këtu.
  • Udhëzimet për Grante për Kurse Gjuhe për vitin akademik 2014-2015 dhe formën offline të aplikimit janë në dispozicion këtu.

UDHËZIMET PËR ROMA INTERNATIONAL SCHOLAR PROGRAMI (RISP) për vitin akademik 2015-2016 mund t’i gjeni këtu.

(Ju lutem vini re se Udhëzimet RISP do të jenë në dispozicion VETËM në gjuhën angleze).

.................................................................................................................................................................................................... 

Listat e përfituesve te Programit te Bursave te REF  për ciklet e bursave të kaluara mund t’i gjeni këtu.