Udhëzues për aplikime në programin për vitin akademik 2012-2013

PROGRAMI I BURSAVE TË UNIVERSITETIT MEMORIAL TË ROMËVE

Programi i Bursave të ‘Roma Education Fund’
Udhëzues për aplikime për vitin akademik 2012-2013
 



Roma Education Fund/Programi për Bursa (REF/SP) shpall vitin e trembëdhjetë të programit të Bursave të Universitetit Memorial Rom për studentë Rom në nivel Universitar. Fondet për dy vitet e para të këtij programi u siguruan nga ari që ishte grabitur nga Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbajtur nga Forcat Aleate. Instituti i Shoqërisë së Hapur me grantet prej Fondacionit C.S.Mott ishte burimi kryesor i mjeteve financiare të programit për vitin e 3-të, 4-të dhe 5-të të ekzistencës. Duke filluar nga viti i 6-të, ndihma financiare vjen kryesisht nga REF.

Programi i Bursave të REF Roma Memorial University

Shuma e bursës vjetore të RMUSP është llogaritur mbi bazën e 80 eurove për një muaj akademik. Bursa RMUSP duhet të përdoret për të mbuluar shpenzimet për tekstet, tarifën e provimeve dhe pjesërisht shpenzimet e jetesës. Nëse fondet e lejojnë, bursa RMUSP mundet, me diskrecion të vetin, të mbulojë gjithashtu pjesërisht, ose plotësisht shpenzimet për tarifat e  shkollimit (tuition fee), sidoqoftë, shuma totale e bursës në asnjë rast nuk mund të tejkalojë shumën totale prej 2,000 Euro, kombinimi i 800 Eurove/ bursa bazë për një vit akademik, plus taksën e regjistrimit të shkollës(tuition fee). Ju lutemi mbani parasysh se nuk ka garanci që bursa REF do të mbulojë tarifat e regjistrimit (tuition fee) pjesërisht apo plotësisht për një aplikant të suksesshëm. Bursat nuk dhurohen automatikisht për vitin akademik pasues, por ekziston mundësia e riaplikimit për ata që mbarojnë me sukses vitin e mëparshëm akademik.

 

1. Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët

2. Kriteret e përzgjedhjes

3. Mekanizmi i marrjes së vendimeve

4. Procesi i përzgjedhjes

5. Komunikimi i vendimeve të përzgjedhjes

6. Përfitimet shtesë të Programit të Bursave

 

1. Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët
(shko në krye)

Kriteret e aplikimit të  Programi te Bursave te REF përcaktojne standartet, sipas të cilave vlerësohen kualifikimet e aplikantëve. Aplikantët e Programit vlerësohen sipas kritereve të aplikimit. Aplikantët të cilët nuk plotësojnë kriteret e aplkimit të Programit nuk konsiderohen më tej në garën akademike të Programit.

Shënim 1: Studentët me kohë të pjesëshme kanë të drejtë të aplikojnë për RMUSP vetëm nëse ata janë duke studiuar për një Master ose Doktoraturë (në çdo vend të Programit), ose janë duke studiuar në Republikën Çeke apo Sllovaki (në çdo nivel).

Shënim 2: Aplikantët pretendentë për studentë (psh. studentët e vitit të parë në çdo nivel) do të kërkohen për të marrë pjesë në një intervistë personale. (shih më poshtë detaje mbi intervistat).

REF mund të mbështesë nën skemën e Bursave RMUSP të njëjtin aplikant në të gjithë studimet e tij/saj për:.
  • një Bachelor/studime universitare, për maksimumi 4/5 vjet (nëse është model i integruar studimi), me një transferim në një tjetër universitet /fakultet /fushë studimi e lejuar vetëm një herë,
  • një diplomë Master, për maksimumi dy vjet,
  • një Doktoraturë, për maksimumi tre vjet.


Aplikantët të cilët marrin një bursë akademike nga organizata të tjera për vitin akademik 2012-2013, nuk janë të përshtatshem për REF RMUSP. Punonjësit e REF, te Fondacioneve për Shoqëri të Hapur apo fondacionet lokale të Rrjetit të Fondacioneve Soros, si dhe ata individë që punojnë në projekte të financuara nga REF, apo që marrin honorare (konsulentët, bursantët) nga REF ose nga Rrjeti i Fondacioneve Soros, nuk janë të përshtatshëm për Bursat REF. Aplikantët mund të aplikojnë për skemat e ndryshme të bursave REF në të njëjtën kohë në qoftë se përmbushin kriteret e pranimit të secilës skemë. Në përfundim të procesit të përzgjedhjes, nëse pranohet për më shumë se një skemë të bursave REF, aplikantit në fjalë do ti kërkohet të zgjedhë vetëm njërën.

Aplikantët duhet:

të deklarojnë veten si romë;
të deklarohen të gatshëm për tu paraqitur publikisht si romë;
janë (apo do të jetë) pranuar në një universitet shtetëror të akredituar në shtetin e tyre ose në vendin e banimit në vitin e ardhshëm akademik; personat që planifikojnë të regjistrohen në një universitet në vitin e ardhshëm, por nuk janë regjistruar në momentin e aplikimit, janë gjithashtu të përshtatshëm; ju lutem vini re se shteti i tyre dhe vendi i banimit duhet të jetë nga vendet e Programit si më poshtë: Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Sllovakia, Serbia dhe Turqia;
të ndjekin studimet për marrjen e një Diplome Universitare, Master, ose Doktoraturë;
të paraqesë Formularin e plotë të Aplikimit Online OAF brenda afatit të përcaktuar nga programi;
të paraqesë një ‘Leter Motivimi’ ku të shprehin qëllimet e tyre akademike dhe/ose arritjet duke treguar angazhimin dhe motivimin e tyre për të studiuar (siç është specifikuar në OAF);
të paraqesë një ese të bazuar në temën/temat e specifikuar në OAF;
të dorëzojë një liste zyrtaer të notave universitare të të gjitha viteve akademike të përfunduara, si dhe semestrin e fundit të kompletuar Shtator - Dhjetor 2011. Nëse aplikanti nuk ka qenë regjistruar në shkollë/fakultet së fundmi, ai ose ajo duhet të sigurojë kopje të noterizuar të listes të notave të klasës më të fundit dhe/ose diplomave;
të paraqesë të paktën një letër reference të detajuar dhe informuese, duke përshkruar punën akademike dhe/ose aktivitetet ekstra-kurrikulare të aplikantit (duke përfshirë edhe ato lidhur me Romët);
të studiojnë në një nga fushat e mëposhtme: ligji, administrim publik, gazetari, shkenca politike, sociologji, psikologji, pedagogji, filozofi, ekonomi, financa dhe bankë, administrim biznesi, histori, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studime Evropiane, komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun, mjekësi, inxhinieri, ekologji apo studime të mjedisit, biologji, matematikë, fizikë dhe arte;
të ofrojnë dëshmi të pranimit në studimet universitare në një universitet të njohur në vendin e aplikantëve ose në vendin e qëndrimit duke paraqitur një vërtetim origjinal regjistrimi nga universiteti, për vitin akademik në të cilin janë duke aplikuar për bursë nga REF.

 

2. Kriteret e përzgjedhjes
(shko në krye)

Kriteret e përzgjedhjes për skemat e bursave REF marrin parasysh cilësinë e informacionit dhe dokumenteve të paraqitura. Aplikantët duhet të përpiqen të plotësojnë kriteret e përzgjedhjes duke prezantuar materiale cilësore e konkurruese në aplikim. Kriteret e përzgjedhjes për të gjitha vendet e Programit dhe skemat janë si më poshtë:

Notë Mesatare (GPA) konkurruese; në rast se ka konkurencë më të lartë se kërkesa e parashikuar për mbështetje të bursave në vendet e programit, kriteri GPA mund të rritet;
përmbajtja dhe struktura e Letres se Motivimit;
cilësia akademike dhe struktura e esesë;
pjesëmarrja në seminare akademike, konferenca, seminare, shkolla verore, dhe / ose konkurse, duke përfshirë aktivitetet që lidhen me Romët, përbën një avantazh në rezultatin e përgjithshëm;
performanca në intervistë (për ata aplikantë të ftuar në intervistë)

Konsiderata të tjera

Konsideratat kryesore të procesit të përzgjedhjes së Programit të Bursave jane

- Programi i klasifikon aplikantët në dy grupe për përzgjedhjen e mëtejshme: Aplikantët që riaplikojnë (perserites) dhe aplikantëve të rinj.

Aplikantët përtëritës  - Studentët të cilët kanë marrë një bursë REF për vitin e kaluar akademik dhe janë duke aplikuar për të rinovuar bursën e tyre.

Aplikantët e rinj  - Studentët që nuk kanë marrë një bursë REF në vitin e kaluar akademik,pavarësisht nëse ata e kanë marrë atë në vitet e mëparshme.

- Programi ka krijuar një kuotë bursash për cdo vend, bazuar në kombinimin e një sërë faktorësh. Nota mesatare minimale që aplikantët duhet të kenë në mënyrë që të zgjidhen për bursë, varet nga konkurrenca e çdo viti

 

3. Mekanizmi i Vendimarrjes 
(shko në krye)

REF/SP është përgjegjës për procesin e përzgjedhjes për të parë përshtatshmërinë e aplikantëve, bërë nga koordinatorët vendorë. Më tej, përgjegjësia e REF/SP është për të siguruar që mekanizmi i vendosur dhe kriteret janë perdorur dhe vleresuar në menyren e duhur nga organet përkatëse, siç shpjegohet më poshtë. Ata që janë të interesuar për hollësi të mëtejshme në lidhje me rolet e PB (Programi i Bursave)  dhe koordinatoret vendorë janë të ftuar të lexojnë Manualin Operacional .

Përzgjedhja e studenteve fitues nga grupi i aplikanteve, bëhet nga një Bord Përzgjedhës Kombëtar (NSB). Anëtarët e bordit për RMUSP janë përzgjedhur për pozicionin e tyre përmes një konkurrimi të hapur dhe për të shërbyer në bord nga 3 deri në 5 vjet. Programi përpiqet për të zgjedhur përfaqësues akademik dhe të komunitetit Rom për NSB në të gjitha vendet e Programit

 

4. Procesi i përzgjedhjes
(shko në krye)

Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga disa hapa dhe nivele, me variacione të vogla në bazë të Programit specifik. Hapat kryesorë janë shpjeguar më poshtë.

Hapi Një: Verifikimi nëse kërkesat dhe kriteret e Programit janë përmbushur. Hapi përbëhet nga një verifikim teknik i çdo aplikimi, i cili kryhet nga stafi REF/SP.

Hapi Dy: Vlerësimi i përmbajtjes së aplikimit. Vlerësimi kryhet nga REF/SP, anëtarët e Bordit Kombëtar Përzgjedhës-NSB në vendet përkatëse të programit. Anëtarët NSB shqyrtojnë kërkesat e paraqitura duke vlerësuar me pikë çdo aplikim, sipas një grup kriteresh të paracaktuara dhe duke renditur të gjitha aplikimet. Bazuar në sistemin e renditjes, aplikantët do te shortlistohen (lista e të pranuarve me kusht, ose lista e pritjes), ose refuzohen.

Hapi i tretë: Kryerja e intervistave personale me aplikantët të cilët do të studiojnë në vitin e parë akademik të nivelit (Bachelor, Master dhe Doktoraturë) në 2012-2013. Kandidatët e shortlistuar do të ftohen në një intervistë të detyrueshme me anëtarët e Bordit Përzgjedhës në çdo shtet të programit (shih më poshtë detaje mbi intervistat). Pas intervistave përditësohet renditja e kandidatëve dhe klasifikimi i aplikantëve në "listën e të pranuarve me kusht" dhe "listën e pritjes".

Hapi i katërt: Paraqitja e vertetimit të regjistrimit në universitete, për vitin akademik 2012-2013: kandidatëve të përzgjedhur do tu kërkohet gjithashtu të paraqesin brenda afatit të caktuar një vertetim  regjistrimi që vërteton se ata janë të regjistruar në programin akademik të specifikuar në aplikim në vitin akademik2012-2013.

Hapi i pestë: Finalizimi i procesit të përzgjedhjes: pas përfundimit të katër hapave të përmendura më lart, programi rishqyrton listat e kandidatëve të shortlistuar për të përcaktuar listat përfundimtare të përfituesve. Kandidatët e shortlistuar të cilët janë renditur në listën e "të pranuarve me kusht" dhe që paraqesin një vertetim  të vlefshem regjistrimi deri në afatin e caktuar të dorëzimit , bëhen përfituesit e programit. Nga e njëjta kategori kandidatësh, ata kandidatë që nuk kanë dorëzuar një vertetim regjistrimi të vlefshem deri në afatin e paraqitjes, refuzohen  duke u zëvendësuar me aplikantët nga lista e pritjes.

KUJDES: Aplikantët e rinj do të ftohen të marrin pjesë në Sesionin Orientues të Programit. Gjatë takimit aplikantët do të marrin informacion të detajuar në lidhje me rolet dhe përgjegjësitë e REF/SP dhe te perfituesve te bursave. Ky sesion do të zhvillohet në vendet e Programit mes Qershorit dhe Shtatorit 2012. Vendi dhe data e ketij sesioni do tu komunikohet aplikuesve përmes e-mailit.

Aplikantëve pretendentë për studentë që aplikojnë për RMUSP (dmth. studentët e vitit të parë në çdo nivel) do tu kërkohet për të marrë pjesë në një intervistë personale. Njoftimi për intervistat personale, si dhe vendi, do të përcillen tek aplikantët e interesuar me anë të postës elektronike nga koordinatorët lokal të programit. Intervistat do të kryhet nga anëtarët e Bordit Kombëtar Përzgjedhës. Aplikantët e ftuar të cilët nuk do te paraqiten në intervistë nuk do të konsiderohen për procesin e përzgjedhjes së mëtejshëme. Shpenzimet e transportit për të ndjekur intervistën do të mbulohen nga REF.



5. Komunikimi i vendimeve të përzgjedhjes
(shko në krye)

Programi i komunikon rezultatet e procesit të përzgjedhjes për aplikantët nëpërmjet e-mail, në dy raste:

  • Së pari, pas Hapit të Tretë të përmendur më lart (fund Korriku / fillim Gushti), aplikantët do të marrin ose një Letër Zyrtare Refuzimi me arsye të specifikuara të refuzimit, ose një Letër Njoftimi që përmban udhëzime për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren nga kandidati në mënyrë që të qëndrojnë në konkurrim;
  • Së dyti, pas Hapit të Pestë të përmendur më lart (Tetor), r aplikantët do të marrin një Letër Zyrtare Refuzimi me arsyet e përcaktuara të refuzimit ose një Letër Pranimi.

Aplikantët mund të ankohen kundër vendimit të Bordit Kombëtar të Përzgjedhjes brenda një muaji nga momenti i marrjes së rezultatit të përzgjedhjes nga Programi. Ankesat duhet të dërgohen në REF/SP në: scholarships@romaeducationfund.org

Ju lutemi përdorni këtë adresë email-i vetëm për ankesat. Për pyetje të tjera ju lutem kontaktoni koordinatorin lokal.

Ekipi i REF / SP i kategorizon ankesat dhe u jep atyre një zgjidhje. Në varësi nga natyra e ankesave, REF/SP mund të vendosë ti paraqesë ankesat Avokatit të Popullit të Programit të Bursave, i cili shqyrton rastet individuale të ankimit në bazë të materialeve dhe provave të siguruara nga aplikantët, Programi, dhe NSB, ose ISB.

 

6. Fazat e aplikimit dhe afatet
(shko në krye)

Në mënyrë që të konsideroheni për bursë në vitin akademik 2012-2013 do të duhet të përmbushni dy fazat/afatet e përshkruara me hollësi më poshtë.

Faza e Parë - Afati: 30 Prill 2012

Formulari i Aplikimit Online (AOF) - duhet të plotësohet komplet: aplikantët duhet të ofrojnë të gjitha informatat e kërkuara dhe të gjitha dokumentet.

Letra/at e Referencës - duhet të skanohen dhe të uplodohen/bashkëngjiten online brenda Formularit të Aplikimit Online, dhe duhet:

  • të jetë shkruar nga një individ që e njeh nga ana akademike aplikantin ose/dhe aktivitetet e lidhura me Romet, personi mund të jetë profesor universitar i aplikantit, një udhëheqës OJQ ose supervizor pune;
  • të ketë firmën origjinale dhe vulën (nëse ka) të personit referues;

Lista e  notave - duhet të skanohen dhe të uplodohen/bashkëngjiten online brenda Formularit të Aplikimit Online dhe:

  • të jetë një Liste notash akademike zyrtare nga të gjitha vitet akademike të përfunduara, si dhe semestri i fundit i përfunduar në Shtator - Dhjetor 2011 (në rast se aplikantët nuk janë regjistruar në shkollë / fakultet kohët e fundit, ata duhet te paraqesin kopje te noterizuara të listes me te fundit te notave dhe/ose diplomat qe disponojne);
  • të mbajnë vulën origjinale të universitetit dhe nënshkrimin e përfaqësuesit të universitetit

ID / Pasaportë - duhet të skanohet dhe të uplodohet/bashkëngjitet online brenda AOF, dhe duhet:

  • të jetë e lexueshme dhe, nëse është një ID, të ketë kopje të të dyja anëve.

Detyrimet kontraktuale - është një pjesë e OAF që duhet të pranohet nga aplikantët në mënyrë që të konsiderohen më tej për konkurimin akademik:

  • detyrimet kontraktuale përbëjnë një dokument te detyrueshëm ligjor që shërben si një marrëveshje e pranuar nga ana e aplikantit për të respektuar kërkesat dhe kushtet e REF/SP, nëse aplikanti përzgjidhet për bursë;
  • Detyrimet Kontraktuale do të rishikohen dhe pranohen brenda OAF nga çdo aplikant;
  • nënshkrimi i Detyrimeve Kontraktuale NUK u jep të drejtë apo garanton përzgjedhjen e aplikantit për një bursë.
Faza e dytë - Afati:

  • 15 Shtator 2012 për Serbinë;
  • 15 Tetor 2012 për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia dhe Turqia.

Vertetimi i regjistrimit - duhet të skanohet dhe të uplodohet/bashkëngjitet si shtojcë te formularit i aplikimit dhe duhet:

  • të jetë një vertetim origjinal regjistrimi nga universiteti i aplikantit që tregon se ai ose ajo është i regjistruar për vitin akademik 2012-2013;
  • të përmbajë emrin e plotë të aplikantit, vitin e tij ose të saj të studimit, emrin e universitetit, fakultetit, departamenti, specializimi dhe lloji i studimeve (psh. me kohë të plotë, me kohë të pjesëshme, në distancë, etj);
  • të MOS ketë korrigjime, ndryshe të vuloset dhe nënshkruhet nga personi që e lëshon.

Vertetimi i  Pagesës - duhet të skanohet dhe të uplodohet/bashkëngjitet si shtojcë te formulari i  aplikimit dhe duhet:

  • të jetë një vertetim origjinal pagese që tregon shpenzimet e shkollimit për vitin akademik 2012-2013 (nëse aplikohet); Nese shuma shenohet në Vertetimit e Regjistrimit, një vulë shtesë duhet të vendoset pranë shumës së treguar.

Shuma që jepet nga RMUSP është 800 euro/vit; bursë që mund të shkojnë deri në 2.000 EUR po të konsiderohet për tu paguar tarifa e regjistrimit (tuition fee).

Aplikantët këshillohen të lexojnë me kujdes kërkesat dhe udhëzimet specifike të Programit dhe të kontaktojnë koordinatorin lokal në rast se  kanë nevojë për sqarime.

 

Ju lutem kini parasysh që në bazë të Politikave dhe Procedurave të Programit REF/PS, aplikantët përgjegjës për dërgimin e dokumenteve të falsifikuara nuk do të konsiderohen per asnje Program të financuar nga REF ne te ardhmen.